Bota

PAMJET/ Raketa ruse shkatërron kullën televizive në Kharkiv

Struktura metalike, e cila ishte 240 metra e lartë, u nda në dysh dhe pjesa e sipërme u shemb, raporton një gazetar i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).

E.K
PAMJET/ Raketa ruse shkatërron kullën televizive në Kharkiv
Momenti i shembjes

Kulla televizive në Kharkiv të Ukrainës u shemb sot pas një sulmi me raketa ruse, fatmirësisht nuk u raportua për viktima. Struktura metalike, e cila ishte 240 metra e lartë, u nda në dysh dhe pjesa e sipërme u shemb, raporton një gazetar i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).

“Okupatorët sulmuan një infrastrukturë televizive në Kharkiv”, kishte njoftuar më herët guvernatori rajonal Oleh Sinekhubov, duke theksuar se për shkak të këtij sulmi ka një humbje të sinjalit televiziv në zone/ZËRI

Poll

MOS HUMB