Bota

Pasues i Stoltenberg, kryeministri holandez do bëhet shefi i ri i NATO-s

Stoltenberg mbështeti 57-vjeçarin, duke thënë se ai ishte një "kandidat shumë i fortë" për këtë detyrë. 

f.t
Pasues i Stoltenberg, kryeministri holandez do bëhet shefi i ri i NATO-s
Mark Rutte

BRUKSEL- Mark Rutte, kryeministri holandez në largim do të jetë sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta holandeze e lajmeve NOS, e cila nga burime të sigurta thekson se Rutte do të zëvendësojë Jens Stoltenberg kur të japë dorëheqjen në tetor, shkruan Reuters.

Lajmi u transmetuesi kombëtar holandez NOS të martën, dhe pas Hungarisë edhe Sllovakia e mbështeti atë. Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington, Stoltenberg as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi raportin e mediave.

Stoltenberg mbështeti 57-vjeçarin, duke thënë se ai ishte një "kandidat shumë i fortë" për këtë detyrë. SHBA, Britania e Madhe, Franca, Sllovakia, Hungaria dhe Gjermania kanë mbështetur publikisht zotin Rutte si pasardhësin e Stoltenberg. Rumania nuk i ka dhënë ende dritën jeshile. NATO i merr vendimet me konsensus, kështu që çdo kandidat ka nevojë për mbështetjen e të 32 aleatëve.

Poll

MOS HUMB