
BANGKOK- Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra ka pasuri personale me vlerë pothuajse 400 milionë euro. Shifrën e zbuloi vetë ajo pasi deklaroi të ardhurat në Komisionin Kombëtar Kundër Korrupsionit (NACC). Kështu që, kryeministrja, e cila mori detyrën në gusht, zbuloi se gjithsej kishte 13.8 miliardë baht, ose ndryshe 400 milionë euro.
Në investime ka 11 miliardë baht (mbi 310 milionë euro), ndërsa një miliard baht (mbi 28 milionë euro) i ka para "cash". Pasuritë e tjera të saj përfshijnë 75 ora luksoze me vlerë 162 milionë baht (pothuajse 4.6 milionë euro), 217 çanta me vlerë 76 milionë baht (mbi 2 milionë euro), si dhe prona në Londër dhe Japoni.
Babai i saj, Thaksin Shinawatra bleu klubin e futbollit Manchester City në vitin 2007 pasi ai kishte shërbyer edhe vetë si kryeministër i Tajlandës dhe aktualisht ka një pasuri prej 2.1 miliardë dollarësh. Ai është njeriu i dhjetë më i pasur në vendin e tij. Thaksin Shinaëatra përdori pasurinë e tij, të ndërtuar nga perandorinë e tij e telekomunikacionit Shin Corp, për t'u bërë pjesë më pas e politikës. Familja e tij ruajti ndikimin në Tajlandë, edhe pse vetë ai u rrëzua nga posti i kryeministrit me një grusht shteti, në shtator të viti 2006./ZËRI