BREGU PERËNDIMOR - Gjashtë persona janë vrarë në përleshjet me trupat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë.
Forcat izraelite hynë në kampin e refugjatëve Nur Shams në qytetin Tulkarm dhe luftimet mes tyre dhe personave të armatosur palestinezë vazhduan për disa orë.
Ushtria izraelite tha më herët se kishte arrestuar mbi 80 të dyshuar, duke përfshirë 63 operativë terroristë të Hamasit, në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor.
Komandantët e ushtrisë së Izraelit thanë se kishin arrestuar pesë të dyshuar në Nur Shams dhe shtuan se forcat e sigurisë po vazhdojnë të operojnë në kamp, për të penguar aktivitetin terrorist.
Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli është i ndarë nga Rripi i Gazës. Një pjesë e saj qeveriset nga Autoriteti Palestinez, ndërsa Gaza drejtohet nga Hamasi.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më shumë se 4700 njerëz kanë vdekur nga sulmet e përgjakshme./Zëri.ai/