Bota

Përplasja në Veri, Vuçiç: Serbët u ngritën si Adem Jashari

Presidenti Vuçiç tha se nuk e justifikon vrasjen e efektivit shqiptar, por shtoi se i gjithë faji është i kryeministrit Albin Kurti, i cili po terrorizon serbët në Kosovë.

k.m.
Përplasja në Veri, Vuçiç: Serbët u ngritën si
Aleksandër Vuçiç

BeOGRAD- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është drejtuar për hetë të parë qytetarëve të tij, fill pas përfundimit të operacionit në Veri të Kosovës. Në fjalën e tij para mediave, presidenti Vuçiç tha se nuk e justifikon vrasjen e efektivit shqiptar, por shtoi se i gjithë faji është i kryeministrit Albin Kurti, i cili po terrorizon serbët në Kosovë. Po ashtu, pyet se përse nuk ndërhyri KFOR, pasi do të kishte pasur më pak viktima nga ana e serbëve që fshiheshin në manastir, ndërkohë që forcat e EULEX, ishin të pranishme në vendin e ngjarjes.  

"Ne ndoqëm se çfarë po bënte policia shqiptare. Ne kemi një regjistrim zanor se si policët e tyre qeshin dhe thonë - Lëreni të vdesë. Atyre që mendojnë se do të ushtrojnë presion që Serbia ta njohë Kosovën e pavarur, unë u them: “Ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, ju mund të na vrisni të gjithëve. Harrojeni njohjen e Kosova, formalisht, joformalisht,”-tha Vuçiç. Por sesi e kanë siguruar, nuk e ka zbuluar. 

Madje, edhe provokoi! Vuçiç bëri edhe një krahasim me masakrën e serbëve në familjen "Jashari" në Drenicë.

“Kur ka ndodhur një konflikt i tillë në Maqedoni janë bërë biseda dhe marrëveshje, ndërsa sot u kanë shqiptarëve thënë “vritni të gjithë”. Kur Serbia ka shkuar në Drenicë që të konfrontohet me ata që kanë dashur të shkëputën nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata (ndërkombëtarët) thanë se kanë qenë luftëtarë për liri në krye me Adem Jasharin dhe jo terroristë. Vetëm Serbia si duket është terroriste” – ka deklaruar Vuçiç.

Më pas, zhvilloi gjithë fjalimin e tij...

"Kjo është një nga ditët më të vështira për Serbinë që nga viti 2004. I kërkoj falje qytetarëve të Serbisë që nuk kam mundur t'u drejtohem më herët. Që nga viti 1999, ne nuk kemi pasur kontroll mbi Kosovën dhe na është dashur shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Çfarë ndodhi sot në mëngjes gjatë gjithë mëngjesit dhe pasdites. Le t'u tregojmë njerëzve se çfarë ndodhi. Do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do të vlerësojmë gjithçka. Në emër të Republikës së Serbisë, por edhe të flas për të gjitha çështjet tjera. Rreth orës 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova vendosën dy kamionë si barrikada në Banjskë. Pastaj vjen policia e Kosovës, duke tentuar t'i heqë ato barrikada, ka një konflikt me serbët që i kanë ngritur barrikadat dhe në atë konflikt ka mbetur i vrarë një polic. Në orën 08:57 janë mbyllur vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, të shtënat dhe përleshjet vazhdojnë ende. Në orën 10:15 shqiptarët njoftojnë se katër qytete serbe janë zona të operacioneve terroriste. Ata kanë përdorur policinë kundër serbëve gjithsej 62 herë. 56 sulme me motive etike ndaj serbëve. A do të tentojnë natyrshëm të bëjnë diçka për veten dhe familjet e tyre vetëm ata që ndiqen nga policia për të shmangur arrestimin nga policia e Kurtit. Në asnjë mënyrë nuk dua ta fal vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë dhe nuk ka rrugëdalje. Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse çdo ditë paralajmëroja si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, pak njerëz vendosën të dëgjojnë. Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, po vuajnë nën terrorin e Kurtit. Ndaj tyre është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam pse KFOR-i nuk ndërhyri? Pasi do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë dhe Metohi. Dy janë vrarë me snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të ekzekutoheshin. Dy mbetën të plagosur rëndë dhe kemi frikë se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. Ne ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t'ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij presidenti serb.

Por iu rikthye shumë shpejt fajësimit të Kurtit. 

"Fajtori i vetëm është Albin Kurti. Kurti është i vetmi që do konflikte dhe luftë, askush nuk do përveç tij, dëshira e tij e jetës është të na zvarritë në një konflikt me NATO-n dhe kjo është e vetmja gjë që ai bën gjatë gjithë kohës. Ne i mësojmë popullit tonë paqen dhe përmbajtjen, i kërkoj që t'i besojnë vendit të tyre. Është në dorën tonë që të shterojmë gjithçka që mundemi që të mos ketë gjakderdhje më të madhe dhe të ruajmë paqen,"-shtoi ai.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se në Veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë. Vuçiç tha se në ditët në vazhdim do të marrë vendime, që do t'ua komunikojë “qytetarëve dhe popullit tonë në Kosovë”, por nuk specifikoi se me çfarë kanë të bëjnë ato vendime.

Çfarë ka ndodhur në Kosovë?

Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 3 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca Wanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB