Qytetërim

Vazhdon kaosi te Ajax

Kroes u emërua verën e kaluar, por e nisi detyrën e re në klubin nga Amsterdami vetëm në mars.

k.m.
Vazhdon kaosi te Ajax
Foto ilustruese

HOLANDË- Sezoni i kaosit të Ajax vazhdon, me klubin që ka pezulluar drejtorin e ri ekzekutiv Alex Kroes pasi dyshohet për shkelje. Sipas mediave të huaja, drejtuesi akuzohet se ka blerë aksione të klubit holandez duke përfituar nga fakti se ka pasur informacion konfidencial.

Kroes u emërua verën e kaluar, por e nisi detyrën e re në klubin nga Amsterdami vetëm në mars. Klubi i Ajaksit publikoi një deklaratë ku sqaroi se kishte mësuar se Kroes kishte blerë mbi 17,000 aksione një javë përpara se të emërohej në fillim të gushtit të vitit 2023, duke e konsideruar provë të mjaftueshme për shkeljen e kryer.

Anëtarët e bordit do të marrin përsipër detyrat dhe përgjegjësitë e Alex Kroes. Michael van Praag u vendos se do të ndihmojë përkohësisht bordin si komisioner i deleguar. Për bordin një shkelje e tillë nuk mund të tolerohet. Aktualisht ekipi është në vend të pestë në renditje me 12 fitore, 8 barazime dhe 7 humbje, me 44 pikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB