
TIRANË- Aktori i humorit Albano Bogdo rrëfeu historinë e trishtë të jetës së tij, duke ndarë të gjitha përjetimet pasi prindërit u divorcuan, si çifti i parë që ndahej në Sarandë në kohën e demokracisë.
Gjatë spektaklit të “Ferma VIP”, Albano tregoi se për shumë vite me radhë, nuk ka pasur asnjë kontakt me babanë, që pasi u nda nga nëna e tij.
Albano e përshkroi babain si armikun e tij më të madh, ndërsa shtoi se ata rigjetën njëri-tjetrin pas 22 vitesh, kur ndodhej në Milano për një koncert.
“Babai dhe mamaja ime janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë. Dashamirësit të thonë je ti burri i shtëpisë tani, dhe të jesh burri i shtëpisë do të thotë të punosh, të heqin nga fëmijëria.
Lëri librat, merr një termus dhe shit akullore. Ia kam ndjerë mungesën babait, por nuk e kam shprehur asnjëherë. Armiku më i madh që kam pasur ishte ai. Një ditë e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri tjetrin.
Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite që nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”, rrëfyeu ndër të tjera Albano.