Bota

Plani i Izraelit për pushtimin e Gazës, OKB thërret mbledhje urgjente të shtunën

Sipas burimeve, seanca e jashtëzakonshme u kërkua nga misionet e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Francës, Greqisë dhe Sllovenisë.

zh.ll
Plani i Izraelit për pushtimin e Gazës, OKB thërret mbledhje
Foto ilustruese

GAZA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë urgjente të shtunën pas vendimit të Izraelit për të “marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”, i cili është dënuar gjerësisht, raportojnë mediat e huaja.

Sipas burimeve, seanca e jashtëzakonshme u kërkua nga misionet e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Francës, Greqisë dhe Sllovenisë.

Burime diplomatike thanë se takimi është mbështetur nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit përveç Panamasë, e cila është kryesuesja aktuale e tij, dhe SHBA-së.

Takimi pritet të zhvillohet të shtunën pasdite.

Ky veprim vjen pasi plani i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës u njoftua të premten në mëngjes.

Izraeli është përballur tashmë me zemërim në rritje për gjenocidin e tij në Gaza, ku ka vrarë më shumë se 61,000 njerëz që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën dhe ka çuar në vdekje nga uria./ZËRI

Poll

MOS HUMB