Bota

Po shkonte në Serbi, arrestohet në Kosovë me 10 kg heroinë shqiptaro-kroati

Në pranga është vënë një 65-vjeçar me nënshtetësi shqiptare dhe kroate.

k.m.
Po shkonte në Serbi, arrestohet në Kosovë me 10 kg heroinë
Droga e sekuestruar

PRISHTINË- Policia e Kosovës ka sekuestruar 20 pako me heroinë, në një automjet me targa kroate, në Merdarë. Në pranga është vënë një 65-vjeçar me nënshtetësi shqiptare dhe kroate. I arrestuari i identifikuar si Augustin Lleshdedaj, po dilte nga Kosova me makinën e tij nëpërmjet Merdares pikëkalimit kufitar me Serbinë. Gjatë kontrollit në mjetin e tij, u gjetën edhe 2500 euro cash në derën e makinës. 

”Tek një automjet me targa kroate, hetuesit kanë hasur indikacione të dyshuara, dhe kanë arritur që në pjesën në bagazh të kamofluar në gomën rezervë të automjetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë. Në derën e bagazhit po ashtu janë gjetura të fshehura para në vlerë 2.500 euro dhe një celular. Sipas provave të gjetura është konstatuar se 20 paketime janë në peshë 10 kilogramë e 60 gramë substancë e dyshuar e llojit heroinë – të cilat tashmë janë sekuestruar, ngjashëm sikurse dhe vetura dhe mjetet e gjetura dhe celulari,"-është shprehur për mediat drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli.

Sipas mediave, droga kishte destinacion vendet e Bashkimit Europian./ZËRI

Poll

MOS HUMB