Bota

Po vuante dënimin për shpifje/ Ndërron jetë në burg gazetari dhe opozitari bjellorus, Igor Lednik

Igor Lednik ishte një gazetar dhe aktivist bjellorus, i cili vdiq në një burg në Mogilev të Bjellorusisë, në moshën 64 vjeçare. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike Bjelloruse. Arrestimi i tij daton në prill të vitit 2022. 

a.l
Po vuante dënimin për shpifje/ Ndërron jetë në burg
Igor Lednik

BJELLORUSI- Gazetari dhe opozitari bjellorus Igor Lednik ka ndërruar jetë në burg, ku po vuante dënimin për një artikull të botuar në vitin 2022, për të cilin u akuzua për shpifje ndaj Presidentit Alexander Lukashenko.  Lednik ishte anëtar i Partisë Social Demokratike Bjelloruse. Arrestimi i tij daton në prill të vitit 2022. 

Artikujt e Lednik dhe profili i tij në Facebook u konsideruan ekstremiste nga autoritetet bjelloruse, veçanërisht për kritikat ndaj bashkimit midis Rusisë dhe Bjellorusisë dhe akuzave kundër Lukashenkos se dëshiron ta kthejë vendin në një diktaturë, shkruajnë mediat e huaja. 

Fillimisht ai duhej të kryente vetëm 15 ditë arrest shtëpie, por më pas u dënua me tre vjet burg për një artikull të botuar në vitin 2020, ku sulmonte nderin dhe dinjitetin e kreut të shtetit.

Që nga arrestimi, shëndeti i tij është përkeqësuar gradualisht. Ai iu nënshtrua një operacioni në sistemin e tretjes gjatë paraburgimit dhe tashmë vuante nga probleme me zemrën.

Poll

MOS HUMB