Bota

Prigozhin bleu dy satelitë kinezë, i përdori në rebelimin kundër Putin

Ish-lideri i Vagner nënshkroi një kontratë me një kompani kineze, për blerjen e dy satelitëve dhe përdorimin e tyre

D.XH
Prigozhin bleu dy satelitë kinezë, i përdori në rebelimin
Prigozhin dhe Putin

MOSKË - Mediat ndërkombëtare shkruajnë se lideri i Vagner, Yevgeni Prigozhin ka blerë dy satelitë kinezë për 30 milionë euro, pasi pamjet e tyre e ndihmonin atë, që të kishte më shumë suksese në fushën e betejës dhe se këta satelitë thuhet se i përdori edhe në rebelimin ndaj Vladimir Putin.

Saktësisht, në vitin 2022, lideri rus i "Vagner group" nënshkroi një kontratë me një kompani kineze për blerjen e dy satelitëve dhe përdorimin e regjistrimeve të tyre, me pamjet e të cilave Vagneri përparoi në fushat e betejës në luftë në Ukrainë.

Moscow Times raporton se kjo shkruhet në një dokument. Thuhet se kontrata u nënshkrua në nëntor 2022, më shumë se gjysmë viti që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Imazhet satelitore u përdorën për operacionet në Ukrainë, gjithashtu për të ndihmuar operacionet e "Vagner" në Afrikë, madje edhe rebelimin e dështuar në qershor (të këtij viti), i cili çoi në shpërbërjen de facto të këtij grupi pas vdekjes së Prigozhin dhe figurave të tjera kyçe, pas një aksidenti ajror në gusht.

Sipas kontratës, që është në anglisht dhe rusisht, të prezantuar nga kjo agjenci, e cila është nënshkruar më 15 nëntor 2022, kompania “Beijing Yunze Technologies” i ka shitur kompanisë “Nika-Fruit” dy satelitë vëzhgimi me rezolucion të lartë, kompani e cila në atë kohë ishte pjesë e perandorisë së biznesit të Prigozhinit.

Thuhet se satelitët i përkisnin Chang Guang Satellite Technologies (CGST), një gjigant kinez në industrinë hapësinore. Sipas informacioneve të AFP-së, më shumë se 30 milionë dollarë (235 milionë juanë) janë paguar për satelitët dhe shërbimet shtesë.

Kontrata përfshinte gjithashtu sigurimin e regjistrimeve sipas kërkesës, të cilat i mundësonin "Vagnerit" të merrte imazhe satelitore si nga Ukraina ashtu edhe nga zonat në Afrikë, ku mercenarët rusë ishin aktivë, duke përfshirë Libinë, Sudanin, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Malin.

"Vagner" edhe në maj të këtij viti përdori imazhe satelitore të territorit rus dhe zonës përgjatë rrugës midis kufirit ukrainas dhe Moskës, të cilën grupi mercenar e pushtoi në fund të qershorit, gjatë rebelimit të shkurtër.

Rebelimi u ndal brenda 24 orëve dhe shënoi një ndarje përfundimtare midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Prigozhin. Më pas, Prigozhin pa fundin e tij, teksa në një aksident të dyshimtë ajror, humbi jetën./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB