Bota

Protestat përmes FOTOVE/ Ç'po ndodh në Los Angeles? Shpjegimi për trazirat dhe konfliktin e ri të Trump

Sot, në Kaliforni kanë mbërritur forcat speciale të Gardës Kombëtare! 

k.m.
Protestat përmes FOTOVE/ Ç'po ndodh në Los Angeles?
Pamje nga Kalifornia

SHBA- Agjentët federalë në Los Angeles u përballën me protestuesit dje, duke shënuar ditën e dytë radhazi. E gjitha nisi pas kontrolleve për emigrantët një ditë më parë. Pasi u njoh me situatën në terren, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se qeveria federale do të "ndërhynte" nëse protestat në Kaliforni do të vazhdonin dhe do të dërgonte anëtarë të Gardës Kombëtare në Los Angeles. Dhe ashtu bëri! 

Sot, në Kaliforni kanë mbërritur forcat speciale të Gardës Kombëtare! 

PAMJET NGA PROTESTA: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Raundi i parë i protestave filloi të premten në mbrëmje, pasi agjentët e Emigracionit dhe Doganave kryen operacione në qytet dhe arrestuan të paktën 44 persona, të cilët dyshoheshin se kishin shkelur rregullat e qëndrimit në Amerikë. Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë se 1,000 protestues kishin rrethuar një ndërtesë të policisë federale dhe sulmuan oficerët e ICE-së, shpuan goma dhe dëmtuan disa ndërtesa.

Aksioni ka nisur pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar të deportojë një numër rekord njerëzish që hyjnë ilegalisht në vend dhe të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë, ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka vendosur një qëllim ICE-së që të arrestojë të paktën 3,000 emigrantë në ditë. Por goditja gjithëpërfshirëse ndaj emigracionit ka prekur edhe njerëzit që qëndrojnë në SHBA në mënyrë të rregullt. Po ashtu, janë ndaluar edhe të tjerë që e kanë kartën e rezidentit në vend.

Por jo vetëm kaq! E gjithë ajo që po ndodh në Kaliforni ka shkaktuar edhe një krizë e thellë politike midis qeverisë federale dhe autoriteteve lokale. Presidenti Donald Trump kritikoi ashpër autoritetet e Kalifornisë, duke i konsideruar "të paafta", ndërsa Guvernatori i Shtetit, Gavin Newsom, e përshkroi vendimin për të dërguar Gardën Kombëtare në shtetin që ai drejton si "nxitës" për të përshkallëzuar dhunën e protestuesëve.

Benzinë-zjarrit i hodhi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili paralajmëroi se Pentagoni është gati të mobilizojë marinsat "nëse dhuna vazhdon" në Los Angeles.

"Departamenti i Mbrojtjes po mobilizon menjëherë Gardën Kombëtare për të mbështetur zbatimin e ligjit federal në Los Angeles. Nëse dhuna vazhdon, do të mobilizohen edhe marinsat aktivë nga Pendleton - ata janë në gatishmëri të shtuar,"- shkroi Hegseth në një postim në platformën X.

Si shpërtheu kriza?

Filloi kur agjentët e ICE-së bastisën biznese si Home Depot, si dhe depo dhe fabrika, duke arrestuar dhjetëra emigrantë. Brenda dy ditësh, numri i arrestimeve ishte rritur në më shumë se 120, duke shkaktuar zemërim në komunitetet e emigrantëve, kryesisht me origjinë latine. 

Kështu, mijëra demonstrues dolën në rrugë, kryesisht në zonën Paramount, duke brohoritur slogane pro-imigrantëve dhe anti-Trump. Por, protestat u përshkallëzuan në përleshje të dhunshme me forcat e sigurisë, të cilat përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata tymuese.

Megjithatë, shumë studiues dhe juristë kushtetues theksojnë se ndërhyrja e qeverisë federale pa kërkesën ose pëlqimin e Shtetit mund të përbëjë shkelje të Kushtetutës. Gjykata Supreme pritet të përfshihet nëse ka përshkallëzim ose një kundërshtim ligjor nga Shteti i Kalifornisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB