Bota

Puthja e ‘fundit’ e dy të mbijetuarve në festivalin e tmerrit në Izrael

"Nëse vdesim, familja jonë do ta shohë që ne e kemi dashur njëri-tjetrin deri në fund"

E.K
Puthja e ‘fundit’ e dy të mbijetuarve në festivalin e
Fotoja e postuar nga çifti

IZRAEL- Disa ditë pas sulmit të Hamasit në Festivalin Nova në Izrael, një e mbijetur, Amit Bar, postoi në Instagram një foto të një puthjeje me të dashurin e saj Nir De Jorno – i cili gjithashtu i shpëtoi masakrës. Fotoja ishte realizuar gjatë momenteve të tmerrit.

Një puthje që kishte shijen e lamtumirës, mes tyre dhe njerëzve të tyre të dashur. “Befas vendosi të bënte selfie, gati u inatosa, nuk e kuptova se çfarë ishte urgjenca, por thashë me vete: të paktën, nëse vdesim, familja jonë do ta shohë që ne e kemi dashur njëri-tjetrin deri në fund”, ka shkruar e reja duke iu kthyer djalit. 

Në postim, Bari ka përshkruar momentet që ka përjetuar më 7 tetor dhe ka shpjeguar historinë e imazhit. "Është ende e vështirë për mua të përmbledh atë që kemi kaluar atje, sepse miku jonë Ziv nuk është ende mes nesh”.

“Gjithçka filloi me raketat, ishte stresuese, por arrita të marr guxim duke menduar se nuk do të binin mbi ne, ndoshta gjithçka do të ishte mirë”, vazhdoi e reja. Më pas, çifti dhe shoku i tyre Ziv morën makinën për të tentuar të arratiseshin, por mbetën të bllokuar. 

"Të gjithë donin të iknin. Kështu, ne u shtrimë dhe pritëm që situata të qetësohej, por më pas njerëzit filluan të vrapojnë dhe të bërtasin se kishte terroristë. Pastaj edhe ne ikëm. Ne dëgjuam plumbat që fishkëllenin pranë nesh, njerëzit po binin, terroristët na ndiqnin me motoçikleta për të na vrarë”, shtoi vajza, duke rrëfyer momentet e tmerrit.

Poll

MOS HUMB