Bota

Putini "i përgjigjet" nëndetëseve të Trumpit, lëviz 4 bombardues bërthamorë Tupolev pranë Evropës

Lëvizjet, nëse konfirmohen, vijnë vetëm 24 orë pasi Donald Trump zbuloi se kishte urdhëruar lëvizjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane "më afër Rusisë".

k.m.
Putini "i përgjigjet" nëndetëseve të Trumpit,
Tupolev Tu-95MS

SHBA- Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë po shtohen. Moska ka vendosur 4 bombardues strategjikë bërthamorë "Tupolev Tu-95MS" në perëndim, më afër Evropës. Urdhëri është dhënë nga presidenti rus Vladimir Putin. Të paktën kështu pretendon shërbimi hetimor ukrainas "Insider UA".

Bombarduesit - të cilët përdoren shpesh për sulme në Ukrainë, por gjithashtu i përkasin arsenalit bërthamor të Moskës - thuhet se janë tashmë të pajisur me raketa, gjë që sipas të njëjtit burim rrit ndjeshëm mundësinë e një sulmi të madh. Mjetet "Tu -95MS" u zhvendosën nga baza ajrore Ukrainka në Lindjen e Largët në bazat Oleny dhe Engels-2 në Rusinë perëndimore - vende të braktisura që më parë për shkak të frikës nga sulmet e Ukrainës.

Lëvizjet, nëse konfirmohen, vijnë vetëm 24 orë pasi Donald Trump zbuloi se kishte urdhëruar lëvizjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane "më afër Rusisë", si kundërpërgjigje të deklaratave të Dmitry Medvedev, i cili kërcënoi me luftë bërthamore.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë për në Moskë të mërkurën për bisedime. Sipas Trump, kërkesa për kontakt erdhi nga vetë Putini./ZËRI

Poll

MOS HUMB