Bota

Vrau ish-gruan/ DËSHMIA e 36-vjeçarit: Nuk më linte të shihja djalin, s'kisha më plumba për të vrarë veten

Sipas tij gjithçka ka ndodhur pas një debati për djalin e tyre, i cili kishte pasur probleme shëndetësore, por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar.

f.t
Vrau ish-gruan/ DËSHMIA e 36-vjeçarit: Nuk më linte të
Valon Aliu

KOSOVË-I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjes së vëllait të saj dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, Valon Aliu, është dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Në dëshminë e tij e Valon Aliu, ka rrëfyer se kishte tentuar të vriste edhe veten pasi qëlloi për vdekje ish-gruan e tij, Erona Cokli por nuk kishte më plumba në pistoletë. Sipas tij gjithçka ka ndodhur pas një debati për djalin e tyre, i cili kishte pasur probleme shëndetësore, por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar.

“Djalin e kisha të sëmurë sipas bashkëshortes unë i kërkova një fotografi ajo refuzoi ta dërgojë, për inati. Më tha se është në gjendje të keqe djali. Pas kësaj bisede të nesërmen jemi takuar në QPS, për vizitën e djalit. E kam marr djalin e kam dërguar në shtëpi, me ja pre floktë, fillimisht e dërgova në shtëpi për t’u qetësuar edhe motrat e mia donin ta shihnin. Tani pa fëmijën kam shkuar të merrem vesh me zyrtaren e QPS-së, për fyrjet dhe ofendimet që mi ka bërë përmes rrejtit social instagram ajo (viktima) që pastaj të ia sjellë djalin. Por, në bisedë e sipër me ish bashkëshorten në prezencë të zyrtarës ka filluar konflikti me të dhe vëllain e saj dhe më ka kapë për krahu. Unë hina brenda e më tha uluni e merruni vesh, folni qetë. Se tha ska qate pa ti cu fotografitë e më ka thënë bima djalin e vëllai i saj më tha dalim jashtë”-mësohet të jetë shprehur Valon Aliu.

Në përfundim të seancës gjykatësi caktoi 30 ditë paraburgim për Valon Aliun.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (12 prill) në ambientet e Qendrës për Punë Sociale, ku 36-vjeçari Valon Aliu qëlloi për vdekje me armë zjarri ish-gruan e tij Erona Coklin 21 vjeç dhe plagoi vëllain e saj, vetëm 15 vjeç. Vëllai i viktimës është dërguar në spital, pasi mori një plumb në dorë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Aliu u vendo në pranga, edhe pse tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB