Bota

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, DASH: Po shohim situatën në Serbi

Vuçeviç, ka thënë para disa ditësh se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka iniciativën e presidentit të Serbisë, si komandant suprem.

f.t
Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, DASH: Po shohim
foto ilustruese

SERBI-Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka nisur një nismë për rikthimin e detyrimit për të shërbyer për katër muaj. Në lidhje me këtë, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka thënë se janë duke e vëzhguar nga afër situatën.

” Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme”, është shprehur zëdhënësi i DASH për KlanKosova.tv.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç, ka thënë para disa ditësh se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka iniciativën e presidentit të Serbisë, si komandant suprem, që të hiqet vendimi për suspendimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pra që të riaktivizohet sërish ligji që definon shërbimin e detyrueshëm ushtarak./ZËRI

Poll

MOS HUMB