
KOREJA E JUGUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një robot ka vrarë një nga puntorët e fabrikës. Mëohet se roboti nuk ka arritur të bëjë dallimin e njeriut nga një kuti perimesh.
Incidenti ndodhi kur burri, punonjës i një kompanie robotike rreth të 40-tave, po inspektonte robotin, shkruan Dailymail. Roboti, i cili po ngrinte kuti me speca, e kapi punëtorin nga krahu dhe e shtyu pas rripit transportues, duke i shtypur fytyrën dhe gjoksin. Punëtori u dërgua në spital, por për shkak të plagëve të rënda fatkeqësisht ndërroi jetë.
Mësohet se burri i kishte kontrolluar më 6 nëntor sensorët e robotit, përpara një testimi në fabrikën në provincën Jugore Gyeongsang. Testimi thuhet se ishte shtyrë me dy ditë për shkak të mosfunksionimit të robotit. Kjo nuk është hera e parë që robotët për shkak të keqfunksionimit lëndojnë njerëzit. Në korrik të këtij viti, u shfaqën pamjet e një Roboti android që luan shah, duke thyer gishtin e një fëmije gjatë një ndeshjeje në Rusi. Roboti kapi gishtin e 7-vjeçarit sepse ai ishte i hutuar nga lëvizjet e tij të shpejta.