
GJERMANI- Orë paniku në Hamburg pas një incidenti të rëndë në një shkollë në periferi të Blankenesee ku dy nxënës (12 dhe 16 vjeç) hynë në një klasë dhe kërcënuan me armë mësuesen. Raportohet se menjëherë pas sinjalizimit për rastin Policia ka rrethuar shkollën dhe ka nutralizuar të miturit.
NOW - German police units storm a school in Hamburg after a teacher was reportedly threatened with a gun.pic.twitter.com/8G7PJ7drg7
— Disclose.tv (@disclosetv) November 8, 2023
Nuk dihet ende nëse nxënësit studionin në atë shlkollë apo kishin ardhur vetëm për të kërcënuar mësuesen, e cila mbeti e traumatizuar bashkë me nxënesit e tjerë.
Policia së bashku me ekipet e Ndërhyrjes së Shpejtë mësynë në shkollë. Ndërsa një helikopter patrullonte nga ajri. Autoritetet lajmëruan prindërit e tjerë për të marrë fëmijët ndërsa shkolla u mbyll për ditën e sotme./Zëri.ai