Bota

Rriten rastet me COVID-19, SHBA rikthen maskat në disa spitale

Zyrtarët lokalë në disa shtete duke përfshirë Kaliforninë, Illinois, Massachusetts, Karolinën e Veriut, Nju Xhersi dhe Nju Jork - kanë rikthyer tani masën e mbajtjes së maskave.

f.t
Rriten rastet me COVID-19, SHBA rikthen maskat në disa spitale
foto ilustruese

SHBA- Spitalet në të paktën katër shtete të SHBA-së kanë rikthyer detyrimin për bartjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID-19, gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes.

Zyrtarët lokalë në disa shtete duke përfshirë Kaliforninë, Illinois, Massachusetts, Karolinën e Veriut, Nju Xhersi dhe Nju Jork - kanë rikthyer tani masën e mbajtjes së maskave në mjediset e kujdesit shëndetësor, shkruajnë mediat e huaja.

Të dhënat më të fundit javore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) treguan se për javën që përfundoi më 23 dhjetor, 3,279 pacientë me koronavirus pozitiv u pranuan rishtazi në të gjithë vendin, 14 për qind më shumë se javën e kaluar. Është gjithashtu numri më i lartë javor në 10 muaj.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu raportuan më shumë se 14.700 raste hospitalizimi për shkak të gripit në të njëjtën periudhë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB