
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka propozuar që ministrat që marrin pjesë në takimet e sigurisë ose marrin informacione lidhur me luftën që po zhvillohet në Gaza, t'i nënshtrohen një testi poligrafik. Kjo pasi sot ai bëri me dije se qeveria po vuan nga ajo që ai e ka cilësuar si "murtaja e rrjedhjeve të informacionit".
“Kemi një plagë dhe unë nuk jam i gatshëm të vazhdoj më kështu, prandaj kërkova promovimin e një ligji që të gjithë ata që ulen në kabinete dhe diskutime për sigurinë e vendit, t'i nënshtrohen një testi poligrafie,"- tha Netanyahu.
Ndërkohë që lufta në Gaza vazhdon, 22,835 palestinezë janë vrarë dhe 58,316 janë plagosur në gjenocidin e vazhdueshëm të Izraelit në Gaza, duke filluar nga 7 tetori. Vlerësimet palestineze dhe ndërkombëtare thonë se shumica e të vrarëve dhe të plagosurve janë gra dhe fëmijë./ZËRI