
UKRAINË- Rreth 100 prona të oligarkëve dhe politikanëve ukrainas përfshirë dhe apartamentin e presidentit Volodymyr Zelenskyy në Livadia së shpejti do të dalin në shitje në Krime. Lajmin e bëri të ditur kreu i Parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, i cili zgjeroi listën e pronave.
Paratë e mbledhura nga shitja e banesës afërsisht 100 metra katrorë, do të përdoren për nevojat e “operacionit special”. Pronat janë kryesisht ambiente banimi, duke përfshirë apartamentin e vetë çiftit Zelensky, objekte të kujdesit shëndetësor dhe vendpushimet si dhe ambiente tregtare. Nga shitja e tyre priten të ardhura prej mbi 800 milion rubla./Zëri