Bota

Tjetër takim Biden-Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë

Lajmi u bë i ditur nga këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Ai tha se SHBA do të shpallë ndihma shtesë për Ukrainën javën e ardhshme.

k.m.
Tjetër takim Biden-Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë
Volodymyr Zelenskyy dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të presë sërish në zyrën e tij homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Edhe kësaj here, takimi do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, të enjten që vjen.

Lajmi u bë i ditur nga këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Ai tha se SHBA do të shpallë ndihma shtesë për Ukrainën javën e ardhshme. Zelenskyy gjithashtu pritet të takohet me udhëheqjen e Kongresit gjatë qëndrimit në Uashington.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Zelenskyy-t në Shtëpinë e Bardhë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, por tashmë po ndodh në një moment kritik, pasi Ukraina kërkon të bëjë më shumë përparim në kundërsulmin e saj kundër forcave ruse.

Poll

MOS HUMB