Bota

Rusia sulmon me raketa Ukrainën, së paku 49 të vdekur

Rusët godasin një dyqan ukrainas, duke vrarë civilë që ndodheshin në të, përfshirë edhe fëmijë

D.XH
Rusia sulmon me raketa Ukrainën, së paku 49 të vdekur
Sulmi rus mbi Ukrainën

KHARKIV – Rusia ka sulmuar me raketa një fshat në zonën e Kharkiv në Ukrainë, duke lënë të vdekur së paku 49 persona.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se sulmi ka nisur në mesditë, rreth orës 13:15 minuta.

Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleg Sinegubov u shpreh se mes viktimave është dhe një djalë 6-vjeçar. Sinegubov shtoi se në mesin e të plagosurve ishte edhe një vajzë e mitur. Objekt i rusëve ishte një dyqan dhe në të kishte njerëz, kur ndodhi sulmi.

Rusia sulmon me raketa Ukrainën, së paku 49 të vdekur
Pamje nga sulmi mbi Ukrainën

Rajoni i Kharkivit është tepër i rëndësishëm. Rusët e morën atë menjëherë pas pushtimit, por Kievi kishte lajmëruar se kohët e fundit e kishte vënë nën kontrollin e saj zonën. Rusia po tenton që të fitojë terren në këtë rajon kufitar me shtetin ukrainas.

Moska ka nisur pushtimin e Ukrainës që më 24 shkurt 2022, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB