
Foto ilustruese
RUSI- Rusia ka shtuar atë që e quan “lëvizja LGBT” në listën e organizatave ekstremiste dhe terroriste. Lista mbahet nga një agjenci e quajtur Rosfinmonitoring që ka kompetencat për të ngrirë llogaritë bankare të më shumë se 14,000 njerëzve dhe subjekteve të përcaktuara si ekstremistë dhe terroristë.
Ato variojnë nga Al Kaeda te gjigandi amerikan i teknologjisë Meta dhe bashkëpunëtorët e liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny. Lista e re i referohet lëvizjes sociale ndërkombëtare LGBT dhe njësive strukturore të saj, shkruajnë mediat e huaja./ZËRI
Poll