Bota

Kurti përplaset me Brnabiç në Londër: Vendi im quhet Republika e Kosovës dhe jo 'Kosova e Metohija'

Kurti deklaroi se Kosova njihet nga partnerët e saj më të mëdhenj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe.

f.t
Kurti përplaset me Brnabiç në Londër: Vendi im quhet
Ana Brnabiç dhe Albin Kurti

LONDËR-Në samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga BERZH në Londër pati një përplasje mes dy kryeministrave Albin Kurti dhe homologes serbe Ana Brnabiç. Kryeministrja e Kosovës ishte ajo e cila i është referuar Kosovës, si “krahina autonome e Kosovës e Metohisë”. 

'Serbia po ndryshon. Dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e them këtë, mendoj Serbia që nuk përfshin në statistika krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, që ne natyrisht e shohim si pjesë të Serbisë. Kjo është politikë, ne tani po flasim për ekonomi dhe është me rëndësi për mua të flas vetëm për ekonominë”, tha ajo.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Kurti tha se Kosova është e dedikuar për të pasur rend, në vend të respektohet ligji, si dhe të luftohet korrupsioni. Kurti deklaroi se Kosova njihet nga partnerët e saj më të mëdhenj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe.

“Ne jemi të dedikuar për të pasur rend, ligj dhe t’i shpallim luftë korrupsionit. Ne ndajmë të njëjtat vlera me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe BE-në dhe jemi pranë tyre, sidomos pas luftës në Ukrainë. Ne nuk kemi lidhje me federatën ruse, ne i kemi vendosur sanksione Rusisë. Ne duam që Ukraina të fitojë luftën dhe ne kemi nevojë që Evropa demokratike dhe bota të shohin disfatën e Kremlinit dhe Putinit. Kështu që ne nuk kemi bashkëpunim me ta, edhe pse ata do të donin, por ne nuk duam. Ne jemi Republika e Kosovës dhe jo Kosova e Metohija. Jemi shtet i pavarur dhe njihemi anembanë botës,'-u shpreh Kurti.

Nga ana tjetër teksa Kurti po numëronte vendet që e njohin Kosovën, Brnabiç kundërshtoi menjëherë dhe paralajmëroi të pranishmit se Kurti nuk po tregon të vërtetën për numrin e vendeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB