Bota

Scholz në fjalimin e fundvitit: Bota është bërë e paqëndrueshme!

Kancelari gjerman Olaf Scholz nënvizoi se bota është bërë e paqëndrueshme, duke shtuar se e ardhmja do jetë më optimiste.

D.XH
Scholz në fjalimin e fundvitit: Bota është bërë e
Olaf Scholz

GJERMANI - Kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalimin e mbajtur për Vitin e Ri përpara qytetarëve gjermanë iu drejtua popullit të tij, duke thënë se nuk duhet të humbasin besimin se në vitin 2024 gjërat do të jenë më mirë. Ai shtoi se bota është bërë më e paqëndrueshme.

Scholz tha se populli gjerman duhet të përshtatet, në përputhje me sfidat globale të kohëve të sotme.

"Ka kaq shumë vuajtje dhe gjakderdhje. Bota ku ne jetojmë është bërë një vend më i paqëndrueshëm dhe më i ashpër. Bota po ndryshon me një shpejtësi marramendëse dhe ne na mbetet vetëm të përshtatemi me këto ndryshime radikale. Dua të kujtoj dhe luftën në Ukrainë. Kjo luftë ka shkaktuar një zemërim të gjerë në Gjermani, në Europë dhe në botë. Ajo dëshmon se pasiguria është rritur ndjeshëm", tha Scholz.

Olaf Scholz nënvizoi se pavarësisht se Rusia ndërpreru furnizimet me gaz për Gjermaninë, Berlini ia ka dalë të mbushë depozitat me gaz. Qeveria e Scholz është njohur për grindjet e brendshme dhe ka pësuar edhe rënie në sytë e publikut. Edhe pse ekonomia gjermane ka pasur rënie gjatë kohëve të fundit, Scholz u shpreh optimist për të ardhmen e vendit më të fuqishëm ekonomik të Europës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB