
ATHINË- Autoritetet greke kanë konfiskuar kokainë me vlerë më shumë se 1 milion euro që ishte fshehur në një kontejner për banan. Droga, e sekuestruar nga një anije në portin e Pireut të hënën, 6 gusht, u gjet me ndihmën e njësisë së Hetimeve të Sigurisë Kombëtare të Ambasadës Amerikane në Athinë.
Sipas U.S News, autoritetet gjetën rreth 35 kg kokainë në 30 pako të fshehura në sistemin e ftohjes së kontejnerit, i cili ishte mbushur me një ngarkesë banane nga Ekuadori.
Prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut është rritur gjatë dekadës së fundit, me trafikantët nga Ballkani që ndihmuan për ta kthyer Europën në tregun më të madh në botë për drogën. Në maj, autoritetet greke "çmontuan" një grup kriminal ndërkombëtar që trafikonte kokainë në kontejnerë transporti nga Amerika Latine në Evropë./ZËRI