Bota

Sëmuret Papa Françesku

 Shkak për këtë është bërë një grip i lehtë që po kalon Ati i Shenjtë.

E.K
Sëmuret Papa Françesku
Papa Françesku

VATIKAN- Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka sërish probleme me shëndetin. Raportohet se Papa nuk do të bekojë turmën e mbledhur këtë të dielë në sheshin e Shën Pjetrit. Shkak për këtë është bërë një grip i lehtë që po kalon Ati i Shenjtë.

Papa do të qëndrojë në manastirin e Shën Martës, në Vatikan. Lutjen e Engjëllit, që i drejtohet Virgjëreshës, do ta thotë nga ‘kapela’ e manastirit.

Papa Françesku po kalon një periudhë jo fort të lehtë sa i përket gjendjes së tij shëndetësore. Pak kohë më parë Ai u operua në zorrë, por sërish kishte komplikacione./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB