Bota

“Serbia e di rrezikun”, Rusia mesazh Beogradit për furnizimin e Ukrainës me armë

Rusia ka marrë parasysh premtimet e presidentit Aleksandër Vuçiç se Serbia do të ndërmarrë hapa për të ndaluar furnizimin e municioneve serbe në Ukrainë.

Redaksia Zëri
“Serbia e di rrezikun”, Rusia mesazh Beogradit për furnizimin e
Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin

RUSI-Rusia në mënyrë indirekte ka “kërcënuar” Serbinë sa i përket dërgimit të armëve në Ukrainë. Moska është e bindur se Serbia i kupton rreziqet e rënies së produkteve të saj të kompleksit ushtarako-industrial në duart e Kievit, tha përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference në Moskë.

Rusia ka marrë parasysh premtimet e presidentit Aleksandër Vuçiç se Serbia do të ndërmarrë hapa për të ndaluar furnizimin e municioneve serbe në Ukrainë.

“Jemi të bindur se Serbia do të marrë masa efektive, të cilat do të mundësojnë identifikimin dhe ndërprerjen e kontratave të dyshimta të eksportit të huaj – dhe për të parandaluar dërgimin e mallrave të ndjeshme për qëllime ushtarake në adresa të papërshtatshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Moska beson se masat e shpallura do të lejojnë që marrëveshje të tilla të përfundojnë në kohën e duhur. Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse deklaroi së fundmi se, pavarësisht neutralitetit të deklaruar të Beogradit, fabrikat serbe të mbrojtjes vazhdojnë të furnizojnë municione në Kiev./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB