Bota

Përplasja e anijes/ Gjendje e jashtëzakonshme në Meryland! Mister fati i 20 personave mbi urë

Raportohet se mund të jenë rreth 20 persona që kanë rënë në ujë. Fati i tyre mbetet mister, ndërsa kërkimet vijojnë.

E.K
Përplasja e anijes/ Gjendje e jashtëzakonshme në Meryland! Mister
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Guvernatori Wes Moore ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Maryland pas shembjes së urës Francis Scott Key. Moore tha se institucionet vendase po punojnë me një ekip ndërinstitucional për të vendosur shpejt burimet federale nga Administrata Biden. Ai vazhdon duke thënë se do të mbetet në kontakt të ngushtë me entitetet federale, shtetërore dhe lokale që po kryejnë përpjekjet e shpëtimit ndërsa vazhdojnë të "vlerësojnë dhe t'i përgjigjen kësaj tragjedie".

Pronarët e anijes së kontejnerëve me flamur të Singaporit të quajtur DALI e cila u përplas me Urën Francis Scott Key në Baltimore këtë mëngjes kanë lëshuar një deklaratë. Ata thonë se anija u përplas me një nga shtyllat e urës dhe se nuk raportohet për viktima nga ekuipazhi i tyre.

"Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, duke përfshirë dy kapitenët nuk ka raportime për ndonjë lëndim. Gjithashtu nuk ka pasur ndotje."

Ndërkohë pak minuta më pare gjigandi i transportit Maersk ka konfirmuar se anija ishte e ngarkuar nga Maersk dhe po transportonte ngarkesat e klientëve të saj.

"Ne jemi të tmerruar nga ajo që ka ndodhur në Baltimore dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur," thotë ai.

"Ne mund të konfirmojmë se anija kontejner "DALI", e operuar nga kompania e anijeve Synergy Group, është me qira nga Maersk dhe po transporton ngarkesën e klientëve."

Ai shton se asnjë ekuipazh dhe personel i Maersk nuk ishte në anije.

"Ne po ndjekim nga afër hetimet e kryera nga autoritetet dhe Synergy dhe do të bëjmë çmos për t'i mbajtur klientët tanë të informuar."

Ajo që mbetet e paqartë deri më tani është fati i personave që ndodheshin në urë në momentin e shembjes. Raportohet se mund të jenë rreth 20 persona që kanë rënë në ujë. Fati i tyre mbetet mister, ndërsa kërkimet vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB