
VATIKAN- Kisha Katolike Romake shpalli shenjtor Carlo Acutis, një adoleshent italian i lindur në Londër dhe i kushtoi jetën e tij të shkurtër përhapjes së besimit katolik përmes internetit. Papa Françesku shpalli shenjtor adoleshetin e ndjerë, i cili vdiq nga leucemia në vitin 2006 në moshën 15-vjeçare.
Adoleshenti italian përdori aftësitë e tij kompjuterike për të përhapur vlerat e katolicizmit. Akoutis lindi në kryeqytetin britanik dhe u rrit në Milano, ku mori përsipër faqen e internetit të famullisë së tij. Më pas ai u angazhua në promovimin online të një akademie me bazë në Vatikan.
"Unë dua të jem gjithmonë i bashkuar me Jezusin: Ky është plani im i jetës,"-thoshte adoleshenti.
Në vitin 2020, mrekullia e parë iu atribuua Akoutis, pasi Vatikani doli në përfundimin se ai i shpëtoi jetën një djali në Brazil nga një sëmundje e rrallë. Mrekullia e dytë iu atribuua Akoutis në vitin 2022, kur një vajzë 21-vjeçare nga Kosta Rika u shërua nga një dëmtim i rëndë pas një aksidenti me biçikletë në Firence./ZËRI