
GAZA- Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ka deklaruar se më shumë se 700 fëmijë janë vrarë dhe 2,450 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga e shtuna e kaluar, kur nisi lufta.
“Sipas raporteve të fundit nga autoritetet lokale shëndetësore dhe media, të paktën 2,215 palestinezë raportohet se u vranë, duke përfshirë mbi 700 fëmijë, dhe më shumë se 8,714 njerëz të plagosur, duke përfshirë më shumë se 2,450 fëmijë”, tha zëdhënësja e UNICEF-it Sara Al Hattab për CNN.
Shifrat e sotme janë një përditësim i deklaratës së UNICEF-it të së premtes, kur u tha se qindra fëmijë janë vrarë e plagosur, duke vënë në dukje se numri rritet çdo orë.
“Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet,” tha zëdhënësja e UNICEF-it, James Elder.
“Imazhet dhe historitë janë të qarta: fëmijë me djegie të tmerrshme, plagë mortajash dhe gjymtyrë të humbura. Dhe spitalet janë krejtësisht të mbingarkuar për t’i trajtuar,”- shtoi ajo.
“Fëmijët izraelitë që mbahen peng në Gaza duhet të ribashkohen në mënyrë të sigurt dhe menjëherë me familjet dhe të dashurit e tyre,”- e mbylli prononcimin Sara Al Hattab për CNN.
Izraeli ka urdhëruar një "rrethim të plotë" të Gazës duke përfshirë ndalimin e furnizimeve me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant. Po ashtu forcat izraelite kanë bombarduar territorin me popullsicivile në Gaza si hakmarrje për sulmet shkatërruese terroriste të Hamasit të 7 tetorit.
Të paktën 1,900 palestinezë janë vrarë nga bombardimet pothuajse të vazhdueshme në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, duke përfshirë gazetarë, mjekë dhe civilë të tjerë. Para paralajmërimit të evakuimit, më shumë se 400,000 palestinezë ishin zhvendosur brenda vendit, tha OKB në një deklaratë./Zëri.ai