Bota

Shitet Vodafone, Swisscom forcon pozitat në tregun italian

Swisscom blen 100% të Vodafone Italia për tetë miliardë euro

E.K
Shitet Vodafone, Swisscom forcon pozitat në tregun italian
Shitet Vodafone Italia

ITALI- Vodafone Italia është shitur te kompania zviceriane Swisscom, për 8 miliardë euro.

Qëllimi i kompanisë zvicerane është ta integrojë atë me Fastweb, filialin e saj në Itali. “Transaksioni do të krijojë një operator më të fuqishëm, për të konkuruar efektivisht në treg dhe për të rritur nivelin e konkurencës”, thuhet në njoftimin e kompanhisë zviceriane. Shitja pritet që të zyrtarizohet në tremujorin e parë të 2025.

Në një deklaratë të bërë publike për mediat, Swisscom shpjegon se kombinimi i infrastrukturave plotësuese celulare dhe fikse me cilësi të lartë, si dhe aftësitë dhe asetet e Fastweb dhe Vodafone Italia, do të krijojë një operator konvergjent lider në Itali. 

Kompania zvicerane forcon kështu prezencën e saj në tergun italian, ku është aktive me Fastëeb që nga viti 2007. “Ndërmarrja e Re gjithashtu do të vazhdojë të vërë në dispozicion të palëve të treta infrastrukturën e saj fikse dhe celulare cilësore për shërbimet e aksesit me shumicë”, thuhet më tej në deklaratë. 

Ndërmarrja e Re dhe grupi Vodafone do të lidhin disa marrëveshje shërbimi kalimtare dhe afatgjatë, duke përfshirë një marrëveshje licencimi që lejon përdorimin e markës Vodafone në Itali për maksimum 5 vjet pas mbylljes. 

Për sa i përket kushteve ekonomike, kontrata ka marrë dritën jeshile nga Antitrust-i italian. Nëse partnerët bllokojnë marrëveshjen dhe Vodafone dëshiron të përpiqet t'ia shesë dikujt tjetër, do t'i duhet t'i paguajë Sëisscom një kompensim prej 150 milionë eurosh për prishjen e marrëveshjes. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB