
ITALI- Në hijen e deklaratave të Macron, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani u shpreh kategorikisht kundër mundësisë që Italia të dërgojë forca ushtarake në Ukrainë.
“Përjashtoj mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake në Ukrainë, sepse ne duam paqe, duam një negociatë, por nuk duam të hyjmë në luftë me Rusinë”, tha ministri i Jashtëm italian.
“Në fund të fundit, e ka bërë të qartë edhe kolegu im, ministri i Mbrojtjes Guido Crozeto. Ne as që mendojmë të dërgojmë forcat tona për të luftuar. Italia po ndihmon Ukrainën që ajo të mbrohet”, shtoi Tajani.
Kjo deklaratë e Tajanit, vjen pas asaj të bërë nga Presidenti i Frances Emmanuel Macron, komentet e të cilit në fund të shkurtit rreth vendosjes së mundshme të trupave perëndimore në Ukrainë ndezën një stuhi reagimesh politike në Francë dhe jashtë saj./ZËRI