Bota

Shpërthen vullkani, Islanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme, evakuuohet qyteti

Si pasojë e shpërthimit të vullkanit, autoritetet kanë kërkuar evakuuimin e një qyteti

E.K
Shpërthen vullkani, Islanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme,
Vullkani ne Islande

ISLANDË- Në Islandë një shpërthim i ri vullkanik ka ndodhur të dielën në mëngjes, në jugperëndim të kryeqytetit, Rejkyavik.

Departamenti i Sigurisë Publike shpalli gjendjen e jashtëzakonshme . Aktiviteti shpërthyes ka rifilluar në gadishullin Reykjanes, shumë më në jug sesa më 18 dhjetor. Në Sundhnúk, në veri të Grindavík, një çarje është hapur aktualisht dhe tashmë po zgjatet. Ky është shpërthimi i pestë në Gadishullin Reykjanes në katër vitet e fundit.

Shpërthen vullkani, Islanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme,
ISLANDE

Qyteti islandez i Grindavík u evakuua plotësisht pak para orës katër të mëngjesit për shkak të shpërthimit të ri vullkanik dhe menjëherë pas orës 6 ekipi i ndërhyrjes u urdhërua të largohej nga zona.

Shpërthen vullkani, Islanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme,
ISLANDE

Pjesa lindore e Grindavik ka mbetur pa energji elektrike. Lava ndodhet rreth 450 metra nga shtëpitë më veriore të qytetit dhe, sipas gjeoshkencëtarëve, magma do të vendosej pikërisht nën Grindavík. Laguna Blu Svartsengi ka evakuuar të gjitha zonat e saj të funksionimit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB