Bota

Shpërthim i fuqishëm në hyrje të kolegjit në Greqi, ngjarja e qëllimshme

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar

E.K
Shpërthim i fuqishëm në hyrje të kolegjit në Greqi,
Shperthimi ne Greqi

GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak pas mesnate në Greqi. Sipas mediave vendase, disa bombola gazi kanë shpërthyer në hyrje të një kolegji në Tavros, duke shkaktuar panik tek studentët.

Dyshohet se shpërthimi ka qënë i qëllimshëm, pasi në vendngjarje janë gjetur shkrepëse, shirit dhe mbetje të një shisheje.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të vogla në hyrjen kryesore të institucionit arsimor, dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Shpërthim i fuqishëm në hyrje të kolegjit në Greqi,
Pamje nga shperthimi

Ende nuk ka asnjë person të dyshuar si autor për ngjarjen. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërkohë që situata ka shkaktuar panik te të gjithë studentët e pranishëm në kolegj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB