Bota

Shpërthim me bombë në karburant në Greqi, shkatërrohen disa makina, dëshmitë: Me fat që jemi gjallë

Pamje katastrofale nga shpërthimi në Greqi, fatmirësisht pa viktima

E.K
Shpërthim me bombë në karburant në Greqi, shkatërrohen
Makinat e shkaterruara

GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një karburant në zonën e Pireut në Greqi. Pika e karburantit ndodhet në Pire, ndërkohë që vala e shpërthimit është përhapur në një rreze prej 50 metrash, duke shkatërruar makina dhe xhamat e banesave në zonë.

Dyshohet se karburanti ka qenë në pronësi të një personi që është vrarë së fundi, dhe ngjarja është në vijim të një përplasje mes grupeve kriminale. Pikërisht përplasja për pronësinë e karburantit dyshohet të jetë edhe shkak për shpërthimin e ndodhur.

Njerëzit në panik, zhurma ishte shurdhuese

Sulmi me bombë në orët e para të së premtes në një karburant qendror në Pire, shkaktoi shqetësim tek banorët. Edhe pse nuk ka pasur të lënduar, dëmet në makina dhe në banesa kanë qënë të konsiderueshme. Një banor i zonës ka treguar se si e ka përjetuar ngjarjen. Zoti Giorgos, i cili jeton në një pallat përballë pikës së karburantit, tha: “Njerëzit i ka zënë paniku, të gjitha xhamat e pallateve janë thyer, fatmirësisht kemi informacion për viktima. Zhurma ishte shurdhuese dhe kishte tym të bardhë. Ne nuk mund të shihnim asgjë. Kishim frikë se nuk ishte një shpërthim gazi natyror”. 

Shpërthim me bombë në karburant në Greqi, shkatërrohenShpërthim me bombë në karburant në Greqi, shkatërrohen

“Fatmirësisht jam gjallë”

Nga shpërthimi kanë shpëtuar për mrekulli punonjësit e kompanisë si dhe drejtuesi i një makine, i cili vetëm pak sekonda para shpërthimit po mbushte benzinë në pikën e karburantit. Ai përshkruan për protothema.gr  se sapo ka dalë në rrugë ka dëgjuar zhurmën e shpërthimit dhe ka parë xhamin e pasmë të makinës së tij të thyer.

Siç thotë ai, është me fat që doli i gjallë. “Unë hyra në pikën e karburantit për të mbushur karburant. Sapo u largova, dëgjova bombën dhe xhamat që thyheshin. Dola nga makina dhe pashë që gjithçka ishte e zezë. Për fat të mirë isha gjallë, por pashë që pjesa e pasme e makinës sime ishte thyer. Nuk pata kohë të shikoja nëse ishte dikush në pikën e karburantit apo në vendin fqinj. Për fat të mirë jam gjallë”,  thotë shoferi që pa bombën të shpërtheu pak metra larg automjetit të tij.

Shpërthim me bombë në karburant në Greqi, shkatërrohenShpërthim me bombë në karburant në Greqi, shkatërrohen
Shperthimi

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB