Bota

Shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Qipro

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar.

E.K
Shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Qipro
Ambasada

QIPRO- Shpërthim pranë ambasadës së Izraelit në Qipro. Raportohet se një sasi eksplozivi është vendosur rreth 30 metra larg ambasadës. 

Ekipet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën. Sipas mediave greke katër persona, të cilët dyshohet se janë nga Siria, janë vënë në pranga për sulmin.  Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar. Po hetohet ngjarja.

Ky incident vjen ne valën e incidenteve që kanë përfshirë shumë vende të botës pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 shtator. Vende europiane si Franca janë përfshirë nga përleshje të dhunshme mes protetsuesve pro-palestinez dhe Policisë.

Duke qenë se Franca ka një nga komunitetet më të mëdha hebreje me rreth 500,000 mijë banorë ka detyruar autoritetet të vihen në gatishmëri. Protesta ka pasur dhe në Athinë e Berlin. Po ashtu alarmet për bomba në ambasadat izraelite në botë kanë ngritur në gatishmëri njësitë e antiterrorit. 

Ngjarjet arritën kulmin disa ditë më parë ku një fëmijë 6 vjeç me origjinë nga Palestina u vra në SHBA nga fqinji për shkak të urrejtjes fetare. Nëna e tij mbeti e plagosur. Para sulmit, 71-vjeçari kishte thërritur: "Vdekje muslimanëve"./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB