Bota

Shpërthimi në Zubin Potok, Orban dënon sulmin: Të kryhet hetim i paanshëm dhe gjithëpërfshirës

Sipas tij, vetëm një hetim në kushte të tilla, do të parandalojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon. 

k.m.
Shpërthimi në Zubin Potok, Orban dënon sulmin: Të kryhet
Viktor Orban

BUDAPEST- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Zubin Potok. Kreu i qeverisë hungareze, Orban në një reagim në platformën "X", ka kërkuar hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Sipas tij, vetëm një hetim në kushte të tilla, do të parandalojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon. 

“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon,"- shkroi Orban në X.

Më 29 nëntor, rreth orës 19:00, një shpërthim i fuqishëm në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit. Një nga objektet që furnizohet me ujë është edhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por banorët e zonës kanë mbetur pa ujë dhe pa energji elektrike. Për këtë sulm, Kosova ka akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë, derisa kjo e fundit ka mohuar të gjitha akuzat. Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria, edhe nga ndërkombëtarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB