Bota

Shpëtim për personat e varur, testohet vaksina për drogën

Në Evropë, kokaina është droga e dytë më e zakonshme në rrugë pas kanabisit.

a.l
Shpëtim për personat e varur, testohet vaksina për drogën
Foto ilustruese

BRAZIL- Studiuesit në Brazil po testojnë vaksinat e kokainës për të ndaluar rritjen e numrit të përdoruesve dhe për të parandaluar varësinë. Ekspertët paralajmërojnë se një vaksinë duhet të kombinohet me terapi. Sipas një raporti, rreth 22 milionë njerëz konsumuan drogë në vitin 2021. Kjo është më shumë se popullsia e shtetit amerikan të New York.

Në Evropë, kokaina është droga e dytë më e zakonshme në rrugë pas kanabisit. Substanca, e cila nxirret nga gjethet e kokës, zakonisht preferohet si pluhur, shkruajnë mediat e huaja. 

Është shumë problematike dhe mund të shkaktojë dëmtim të organeve. Kokaina e shtyn trupin në kufijtë e tij, duke rezultuar në një efekt fizik të ngjashëm me vrapimin e një maratonë. Tërheqja mund të shkaktojë stres të fortë fizik dhe mendor.

Studiuesit në Brazil shpresojnë të mbështesin njerëzit që luftojnë me varësinë nga kokaina me një vaksinë që do t'i ndalonte përdoruesit të marrin shumë nga droga dhe do të ulte rrezikun e tyre të varësisë.

Për njerëzit që përdorin kokëinën shfaqin shenja të tilla si: trupi bëhet hiperaktiv dhe nervoz. Zemra pompon me kapacitet të plotë, arteriet ngushtohen. Rritet presioni i gjakut dhe temperatura e trupit. Nevojat si uria dhe etja bëhen të parëndësishme. Në rastin më të keq, konsumimi i kokainës mund të çojë në konvulsione ose arrest kardiak./ZËRI

Poll

MOS HUMB