
SHBA- Aktorja Kristen Stewart dhe e fejuara e saj, Dylan Meyer janë gati të kurorëzojnë dashurinë me martesë. Një burim i afërt me çiftin tha për Us Weekly se dasma e tyre do të jetë një festë e vogël ku do të bashkohen miqtë dhe të afërmit. Stewart në një intervistë të mëparshme kishte deklaruar se mezi priste t'i propozonte partnerit të saj. Aktorja dhe partnerja e saj janë bashkë që nga viti 2019, ndërsa dy vite më vonë u fejuan.
“Ato janë në një marrëdhënie të shkëlqyer. Ato e mbështesin shumë njëra-tjetrën dhe kalojnë gjithë kohën bashkë kur nuk punojnë”, shtoi i njëjti burim.

Stewart në një intervistë të mëparshme shprehu dëshirën e madhe për t'u bërë nënë. Në një intervistë për podkastin "Not Skinny But Not Fat", 33-vjeçarja ka përmendur edhe procesin e ngrirjes së vezëve, të cilin ajo dhe partnerja e saj e kanë ndjekur./ZËRI