
ITALI- Claudio Tucci, babai i zjarrfikësit Giuseppe Tucci, 34-vjeçarit të vrarë nga shqiptari Klajdi Mjeshtri vijon të kërkojë drejtësi për ngjarjen ku humbi jetën i biri ndërsa rrëfen mes lotësh se ende sot, një vit nga ngjarja ai nuk mund të gjejë forcë që të shkojë në varreza. Ai shprehet se shkon vetëm për hir të gruas së tij.
Claudio Tucci: Por unë, nuk arrij të shkoj në varreza. E nëse shkoj, për shkak të ngulmimit të gruas time, nuk dorëzohem, më pëlqen të mendoj që im bir është ende gjallë.
Avokatët e Klajdi Mjeshtrit kërkojnë që ai të mos akuzohet për vrasje me dashje. Për këtë mbështeten tek raporti i lëshuar nga Mjkësia Ligjore pas autopsisë së Tucci-t, i cili thuhet se ka vdekur pas një traume që është shkaktuar nga goditja në tokë. Këtu shprehen avokatët nuk mund të qëndrojë akuza e vrasjes me paramendim.
Shkak për ngjarjen e rëndë shtë bërë një sherr banal mes Mjeshtrit dhe italianit. Mjeshtri, i cili punonte si truprojë në një diskotekë të Riminit, e dhunoi atë barbarisht jashtë ambienteve të lokalit me pretendimin se i kishte ngacmuar të dashurën. Giuseppe Tucci qëndroi për disa ditë në koma, deri sa ndërroi jetë për shkak të goditjeve të forta të marra./ZËRI