
SHBA- Senatori amerikan Chris Coons dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u takuan në Uashington të enjten. Si duket një një senator amerikan nga Delaware dhe kancelari i Gjermanisë paskan shumë të përbashkëta.
Më pas, ata bënë një selfie së bashku dhe e postuan në internet duke bërë të njëjtën pyetje. “Kush është kush?”, bën shaka Chris Coons.
Midis flokëve të tyre thuajse identike të thinjura e të rënë dhe buzëqeshjeve identike, në shikim të parë ishte e vështirë të bëje dallimin. Scholz, udhëheqësi i qeverisë së koalicionit të tre partive të Gjermanisë që erdhi në pushtet në vitin 2021, zakonisht nuk njihet për sensin e tij të humorit. Por politikani veteran i krahut të majtë u bashkua me shpejtësi në argëtim.
"Sa mirë të shoh përsëri binjakun tim," shkroi kancelari Scholz në X, në një ri-postim të imazhit.
Të dy jo vetëm që ndajnë të njëjtën moshë relative 60 dhe 65 vjeç, por edhe të njëjtën gjatësi./ZËRI