
MAL I ZI- Tuneli deri te depoja e Gjykatës së Lartë është hapur kryesisht nga shtetas të Serbisë, të cilët janë identifikuar dhe kanë pasur ndihmës nga Mali i Zi. Të dhënat e reja lidhur me aksionin i ka dhënë në një deklaratë për shtyp, ministri i Brendshëm, Filip Axhiç. Sipas tij, nga të gjitha të dhënat, rezulton se të lidhur drejtpërdrejt me hapjen e tunelit janë: Veljko Marković (32 vjeç), Milan Marković (53 vjeç), Dejan Jovanović (30 vjeç) dhe Vladimir Erić (32 vjeç) nga Serbia. Madje dhe ka publikuar fotot e tyre.

Ai tha se të dyshuarit u larguan nga Mali i Zi më 11 shtator, pra ditën kur u zbulua se depoja ishte bastisur. Sipas mediave malazeze, Axhiç shtoi të dyshuarit nuk e kanë rrëmuar bashkë tunelin, por nuk e kanë bërë bashkë, por në grupe më të vogla. Nga hetimet, gjithashtu u zbulua se banesa nga ku kishte nisur gërmimi ishte marrë me qera nga një student. Banesa është dhënë me qera që në muajin korrik, por besohet se aksioni për rrëmimin ka nisur në muajin gusht, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve në administratën shtetërore, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, ishin me pushime.
Zbulimi i rrugës nëntokësore është bërë në të njëjtën ditë që Gjykata do të shqyrtonte çështjen e klanit kriminal Kavaç.
Kush është grupi "Kavaç"?
Grupi mafioz e kriminal tejet i rrezikshëm e bazën në Mal të Zi. Në krye të klanit “Kavçani” ishin Slobodan Kashçelan dhe Radoje Zvicer nga Kotori. I pari ndodhet aktualisht në paraburgimin në Mal të Zi për krijimin e një grupi kriminal dhe organizimin e disa vrasjeve. Radoje Zvicer “i ka shpëtuar arrestimit” dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar dhe dyshohet se fshihet në Amerikën e Jugut, ku mbrohet nga kartele të afërt me klanin Kavaç. Ky grup dyshohej se kishte pasur plan edhe për vrasjen e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Protokolli i shtetit i Malit të Zi para disa kohësh kishte gjithashtu në vëzhgim të veçantë edhe kryeministrin e vendit, Dritan Abazoviç, pasi kishte sinjale se grupi kriminal i Kavaçit, një prej dy grupeve më të mëdha në këtë vend, ka planifikuar vrasjen e tij./Zëri.ai