Bota

'Specialja' kontrolle në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Ndërkohë ditët e fundit kontrolle janë kryer edhe tek shtëpia e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj. 

k.m
'Specialja' kontrolle në banesën e ish-këshilltarit
Hashim Thaçi dhe Ismail Syla

KOSOVË- Gjykata Speciale ka vijuar me kontrollet edhe në banesën e Ismail Sylës, ish-këshilltar të ish-presidentit Hashim Thaçi.  Zyra e Prokurorit tё Specializuar ka nisur me disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.

Një ditë më parë është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, po ashtu ish-këshilltar i Thaçit dhe në shtëpinë e prindërve të tij. Ndërkohë ditët e fundit kontrolle janë kryer edhe tek shtëpia e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj. 

Pas kontrolleve, Behrami reagoi me një postim në Facebook se bastisjet politike janë bërë mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit. 

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë. Arsye për këtë ishte ngritja e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.  Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB