Bota

Stoltenberg: Jemi të shqetësuar për ndërhyrjen e Rusisë në Ballkan

Stolenberg ka nisur turneun e tij në rajon dhe do të zhvillojë takime me të gjithë liderët e Ballkanit.

f.t
Stoltenberg: Jemi të shqetësuar për ndërhyrjen e Rusisë
Jens Stoltenberg dhe Borjana Krishto

SARAJEVË-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, në Sarajevë, ka thënë se bashkësia e organizuar ndërkombëtare dhe aleatët e NATO-s janë shumë të shqetësuar për ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Sot kemi diskutuar për situatën e sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më gjerë në rajon. Aleatët mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës. Ne jemi të shqetësuar për retorikën secesioniste dhe ndërhyrjet e jashtme, veçanërisht ndëryhrjet malinje të Rusisë. Kjo kërcënon të cenojë stabilitetin”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka deklaruar vazhdimisht se Bosnjë dhe Hercegovina, së bashku me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, përket në mesin e vendeve që meritojnë vëmendje të veçantë nga NATO, veçanërisht pas kërcënimeve secesioniste të presidentit ultra-nacionalist të entitetit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili ka mbështetjen e heshtur të Serbisë dhe Rusisë. Stolenberg ka nisur turneun e tij në rajon dhe do të zhvillojë takime me të gjithë liderët e Ballkanit. Vizita e tij vjen pas paralajmërimit të presidentit ukrainas, Volodymir Zelenskyy i cili tha se zotëron prova që Rusia po kërkon të hapë një vatër të re konflikti në Ballkanin Perëndimor. 

Poll

MOS HUMB