Bota

Takimi i 'dështuar' me Trump/ Çfarë ndodhi në SHBA? Pse Vuçiç u kthye urgjentisht në Serbi, u sëmur apo...

Pretendimi i tij është hedhur poshtë nga SHBA, ku sekretarja e shtypit Karoline Leavitt ka mohuar kategorikisht aludimet e paverifikuara se shefja e stafit të Presidentit Trump, Susie Wiles, e ka ndaluar Presidentin serb Aleksandër Vuçiç të marrë pjesë në aktivitet. 

F.I
Takimi i 'dështuar' me Trump/ Çfarë ndodhi në
Donald Trump dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërpreru vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara dhe u kthy me urgjencë në Beograd. Kthimin e tij, presidenti serb e justifikoi me një episodi të papritur shëndetësor, që dyshohej se i është shkaktuar nga tensioni i lartë i gjakut. Por çfarë qëndron pas "problemeve shëndetësore"?

Pas kthimit të menjëhershëm në Serbi, ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç u shpreh se presidenti i Serbisë nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij dhe për pasojë, shefja e kabinetit të Trump i ndaloi hyrjen në kompleksin në Florida, pavarësisht se ai kishte paguar për të qenë aty.

‘Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump janë më të fokusuar në raportin personal me Putinin. Vuçiç nuk mund të përdorë një foto me Trumpin si mjet për të zgjidhur çështjet e brendshme në Serbi. Ai shpresonte që, me një fotografi në Florida, të zbuste presionin nga Europa dhe të siguronte rrugën drejt Moskës. Por, duke u përpjekur të pozicionohej mes Trumpit dhe Putinit, ai ia zuri vendin Trumpit si figura udhëheqëse përballë Europës’, mësohet të ketë thënë Vujoviç.

Pretendimi i tij është hedhur poshtë nga SHBA, ku sekretarja e shtypit Karoline Leavitt ka mohuar kategorikisht aludimet e paverifikuara se shefja e stafit të Presidentit Trump, Susie Wiles, e ka ndaluar Presidentin serb Aleksandër Vuçiç të marrë pjesë në aktivitet. 

“Shefi i Shtabit nuk e ‘bllokoi’ atë [Presidentin Vuçiç] që të merrte pjesë në ndonjë aktivitet në Mar-a-Lago. Ky është lajm i rremë.”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, për The PavlovicToday.

Raportohet se Vuçiç ishte në Florida, ku pritej të takohej me Trump. Ai u takua më parë me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, dhe shprehu publikisht shpresën për të arritur një marrëveshje ekonomike me Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick , në sfondin e tarifave të Trump./ZËRI

Poll

MOS HUMB