
KOSOVË-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prizren, Kosovë, ku një person ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare. Autori ka goditur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat, por njëra prej tyre fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Gjithashtu bëhet me dije se edhe vajza tjetër 10 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. I dyshuari, shtetas turk, është arrestuar nga policia e Kosovës.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.
Sipas mediave në Kosovë autori ka tentuar të vrasë edhe veten. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI