
KOSOVË-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Mitrovicë, në veri të Kosovës. Mediat e Kosovës raportojnë se 40-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur, por më pas ka ndërruar jetë në spital. Viktima është Florim Zeqiri, në drejtim të të cilit sot janë shkrepur gjashtë plumba dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas shpinës së tij. Lajmin për plagosjen e 40-vjeçarit e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot në orën 9:42 në Mitrovicë është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri është i moshës madhore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar hetimet”,- tha policia./ZËRI