
PRISHTINË- “Të vdesësh për atdhe, sikur të rilindësh përsëri!,"-ky ishte reagimi i familjes së Afrim Bunjaku, efektivi i Policisë së Kosovës që u vra në krye të detyrës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Veri të Kosovës. Kjo deklaratë, e shkruar në një fushë të bardhë, është vendosur sot në hyrje të qytetit të Prishtinës në Kosovë.
Afrim Bunjaku, 50-vjeç, baba i tre fëmijëve humbi jetën tragjikisht në veri të Mitrovicës, pasi persona të armatosur i bllokuan rrugën dhe qëlluan me armë zjarri kundrejt tij. Përveç Bunjakut, u plagosën edhe 2 efektivë të tjerë, por ende nuk ka detaje lidhur me gjendjen e tyre. Ndërkohë që përplasja mes grupit që qëlloi Bunjakut dhe të tjerë ende vazhdon, duke rindezur edhe njëherë përplasjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Çfarë ka ndodhur në Kosovë?
Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 7 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca ëanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai